Covid-19 kursen foshnjat e porsalindura?

Studimet e pediatrisë japin lajme inkurajuese për aftësinë e foshnjave për t’u rikuperuar nga virusi korona. Sipas ekspertëve, të porsalindurit duket të jenë prekur shumë pak ose aspak nga virusi korona dhe kjo është një gjë pozitive, megjithëse është e paqartë nëse ky transmetim ndodh në barkun e nënës, përmes kanalit të lindjes apo pas lindjes

Zenel MIFTARI

Shkup, 2 prill – Gratë shtatzëna shpesh janë më të ndjeshme ndaj infeksioneve të frymëmarrjes dhe gripit dhe kanë më shumë komplikime për veten e tyre dhe foshnjën. Placenta zakonisht bllokon viruset dhe bakteret e dëmshme dhe nuk lejon që virusi ta dëmtojë fetusin. Por kemi raste kur viruset hyjnë te fetusi dhe mund ta dëmtojnë atë në masë të madhe. Por fatmirësisht, virusi korona nuk është vërejtur se i përket kësaj kategorie të viruseve. Sipas ekspertëve, të porsalindurit duket të jenë prekur shumë pak ose aspak nga virusi korona dhe kjo është një gjë pozitive, megjithëse është e paqartë nëse ky transmetim ndodh në barkun e nënës, përmes kanalit të lindjes apo pas lindjes. Një repart i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup është izoluar tërësisht për trajtimin e grave shtatzëna të cilat janë të infektuara me virusin korona ose të dyshuara.StrugaLajmStrugaLajm

Nënat të cilat rezultojnë pozitive me virusin korona do të trajtohen në një repart të izoluar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës Universitare në Shkup. Pasi një paciente e infektuar me virusin korona ka lindur dje në Shkup, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se kjo masë është miratuar më parë dhe tashmë është e njohur dhe po zbatohet sipas protokolleve të përcaktuara dhe me masa të rrepta. Gruaja nga Kumanova, 27 vjeçare e infektuar me virusin korona ka lindur dje me prerje cezariane në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup. Pacientja është sjellë në Shkup, me njoftim paraprak nga spitali i Kumanovës, komunë në të cilën numri pozitiv i të prekurve me virusin korona ka arritur afër 50. Menjëherë pas lindjes nëna është dërguar në klinikën e sëmundjeve infektive, ndërkaq foshnja është mbajtur në klinikën e gjinekologjisë dhe obstetrikës, i cili do të testohet për të parë nëse është i infektuar me virusin korona. Nga klinika thonë se si nëna ashtu edhe foshnja janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore për momentin.StrugaLajm

Drejtori organizativ në Klinikë e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës “Nënë Tereza” – Shkup, Ajrulla Mustafa, për gazetën KOHA, ka thënë se kanë siguruar të gjitha hapësirat të cilat i posedojnë që çdo pacient të ketë trajtim të veçantë dhe të respektohen rekomandimet e OBSH-së dhe Qeverisë.
“Ne jemi përgatitur si staf dhe kemi marrë masa preventive për ta mbrojtur stafin, pacientet dhe fëmijët, që të mos vij deri te përhapja në masë të madhe e virusit korona. Reparti jonë është i gatshëm që me të gjitha kapacitetet e mundshme të përballohet me këtë krizë shëndetësore. Reparti jonë ka mundësi që t’u sigurojë dhe tu ofrojë mbrojtje pacienteve sipas të gjithave standarteve”, është shprehur ai.
Studimet e pediatrisë japin lajme inkurajues për aftësinë e foshnjave për t’u rikuperuar nga virusi korona. Dy nga tre që ishin të infektuar menjëherë pas lindjes me COVID-19, ata pas ditës së gjashtë të jetës rezultuan negativ në mostrat e marra për virusin korona dhe i treti, i cili kishte lindur para kohe, ishte negativ në ditën e shtatë të jetës. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...