Dashuri në kohën e koronavirusit, çifti martohet me sallën bosh

Dy të rinj në Izrael kurorëzuan dashurinë e tyre, në kushte tepër të pazakonta. Pavarësisht se kishin shpërndarë ftesa të shumta, vetëm familjarët e afërt ishin të pranishëm në ditën më të bukur të jetës së tyre.

Të ftuarit e tjerë ishin të izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit dhe vendimi i fundit i qeverisë lejon zhvillimin e dasmave me vetëm 10 të ftuar.StrugaLajmStrugaLajm

Ndryshe e kishin imagjinuar, e megjithatë, kjo periudhë krize globale nuk ua prishi ditën. “Është ndryshe nga se e kishim imagjinuar, por mbetet perfekte”, tha Roni Ben-ari, nusja.StrugaLajm

“Është ndryshe dhe një mënyrë unike për t’u martuar. Po mësohemi me situatën”, u shpreh Yonatan Meushar, dhëndri. Disa nga miqtë e çiftit përdorën teknologjinë për të qenë pjesë e kësaj dasme, në një farë mënyre. Të sapo martuarit kryen të gjitha ritualet tradicionale izraelite dhe mes tyre edhe vallëzimin e parë si burrë dhe grua, dukshëm dhe në këto pamje, në një sallë plotësisht të boshatisur.Mediat Sociale


Loading...
loading...