“Dashuria” e boksierit dhe tregtarit nga Strumica ndaj shqiptarëve

Muhamer Pajaziti

Zaevi po ndjek hapat e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Edhe ky i fundit në fillim të karrierrës shfaqej ‘i mirë’ me shqiptarët, fliste nga dy tre fjalë shqip, shkonte në xhami dhe së s’bashku me xhematin dëgjonte vajzin e namazit të Bajramit.

Për çudi, sot akoma gjen shqiptarë që e kanë një simpati për Nikollën, e për Zaevin mos të flasim… ai tashmë ka bërë një invazion në komunat shqiptare ku po çdo ditë po regruton përkrahës dhe simpatizantë.

Zaevi po e gëzon rrespektin që e kishte pasur dikur Titoja i komunizmit, fografinë e të cilit shpeshherë mund ta shikoje varur në mur edhe në odat shqiptare.

Por, a do ta ndryshoj qasjen ndaj shqiptarëve lideri provincial nga Strumica mbetet të shihet.

Deri më tani nuk është se ka bërë shumë për shqiptarët, të cilët vazhdojnë të paguajnë taksa dhe të sjellin paratë nga gurbeti, ndërsa nuk duhet se po realizohen investime kapitale në komunat ku jetojnë ata.StrugaLajmStrugaLajm

Maqedonia vazhdon të mbetet një shtet me politika rajonale të dështuara. Dallimin në zhvillim mes rajoneve shqiptare dhe atyre maqedonase mund ta vërej çdo kush, është në dis harmoni dhe i pa ekuilibruar.

Arsyet janë të shumta, kur vie puna për investime tek shqiptarët gjithmon mungojnë paratë dhe shfaqen problemet.StrugaLajm

Zaevi sikur Gruevski shfaqet koprac me shqiptarët. Por, nuk është vetëm kjo. Ai ka filluar një bashkëpunim me partinë opozitare, ndonëse gjuha shqipe ende mbetet në sirtarë dhe me gjasë do ta pësoj fatin e Marrëveshjes së famshme të Ohrit, të cilën e ka mbuluar pluhuri.

Zaevi po koordinohet me VMRO-në për reformat që integrojnë Maqedoninë, por harron se po bashkëpunon me partinë, gjysma e së cilës është e inkriminuar në korrupsion dhe krim të organizuar.

Dështim e tij janë edhe në drejtimin e politikave sociale dhe të punimit. Ai pati premtuar rroga deri në 500 euro e më tepër, pensione sociale, rritjen e asistencën sociale dhe shumë të mira tjera, por që kanë mbetur vetëm dëshira dhe gënjeshtra elektorale. Ajo që ka ndodhur vërtetë është rritja e taksave, tarifave apo thënë shkurt vazhdimi i vjeljes së xhepave të qytetarëve të varfër.

Parti e majtë, por që realishtë ngjanë përtej partive djathtiste. Ky njeri ka harruar populli e varfër që për cdo ditë heq të zitë e ullirit se si do ti paguaj faturat, që janë më të larta se në Gjermani.

Kam besimin se një ditë do të zbehet edhe ‘dashuria’ e tij ndaj shqiptarëve, do të zhduket ai entuziazmi i flakët edhe i shqiptarëve ndaj tij, që dalin e foto, e përqafojnë, shprehin mbështetjen e pa rezervë.

Do të vijë dita kur Zaevi, sikur Gruevski do të mbetet me dy tre shqiptarë të ‘ndershëm’ në krah, i braktisur nga shqiptaria, e cila do të shoh alternativa të reja për një fillim të ri…


Loading...
loading...