Dasma “lahet” në gjak, salla kthehet në “arenë” boksi (VIDEO)

Dita e dasmës është kthyer një tmerr për një çift në Ëolverhampton pasi filloi një sherr masiv.

Raportohet se tre persona u dërguan për mjekim në spital pas plagëve të marra. Mësohet se shkaku i zënkave ishte flirtimi mes dy personave  nga familja e nuses dhe e dhëndrit.

E gjithë salla e ceremonisë u kthye në një “arenë” boksi ku u shkatërruan të gjitha tavolinat, gotat dhe karriget të cilat të ftuarit i përdornin për të goditur njëri-tjetrin.StrugaLajmStrugaLajm

Pjesëtarët e orkestrës u terrorizuan ndërkohë që njëri prej tyre i bënte thirrje nëpërmjet mikrofonit dasmorëve, për të ndaluar dhunën.StrugaLajm

Videoja e sherrit masiv bëri xhiron e rrjetit për pak orë. Sipas raportimeve policia nuk ka arrestuar asnjë person teksa vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Një prej dasmorëve shprehet se shkaku i sherrit ishte pija e tepërt si dhe flirtimi mes dy personave nga familjet e nuses dhe dhëndrit.

In : Aktuale

Loading...
loading...