Dëmet nga moti, nisin riparimet e objekteve në Ohër

Në Ohër, hotelierët kanë nisur t’i riparojnë objektet që pësuan objektet e tyre nga moti i keq që goditi qytetin dhjetë ditë më parë. Nga valët e mëdha dhe era e fortë jugore më të prekura ishin platformat, tarracat e ndërtuara, si dhe një pjesë e inventarit, pasi që uji nga liqeni hyri në objekte. Ata thonë se duhet të përgatiten për periudhën e ardhshme, kur pritet një numër në rritje i turistëve.

Ne e riparuam dëmin në llogarinë tonë. Ne duam të përgatitemi për festat e Pashkëve, dhe tani vjen vera, prandaj duhet të jemi gati. Dëmet janë mjaft të mëdha. Megjithëse menduam se do të kalojmë me më pak para, por kjo pasi të bëjmë llogari – thotë Ljupço Patçev, hotelier nga Ohri.

Edhe në të kaluarën thonë se ka pasur stuhi të tilla, por se dëmet nuk kanë qenë aq të mëdha.StrugaLajm

Ka pasur stuhi, por nuk ka pasur platforma, prandaj dëmi tani është më i madh. Në vitin 1996 dhe 1963 ka pasur stuhi. Në vitin 1996, një pjesë e portit ishte rrënuar, por atëherë nuk kishte kaq kafene dhe restorante pranë liqenit dhe nuk kishte aq shumë dëme – shton ai.

Më shumë se 100 kërkesa për zhdëmtim nga personat juridik dhe fizik kanë ardhur në komisionin komunal për vlerësim të dëmeve.StrugaLajm

Sipas kërkesave të parashtruara nga personat juridikë dhe fizikë, e njëjta është vërejtur edhe në vendngjarje nga Komisioni. Pra, gjithçka që përmbajnë kërkesat me të vërtetë është e dëmtuar. Ne, si komision komunal, jemi të detyruar të vlerësojmë gjithçka që është raportuar, pavarësisht nëse është e ligjshme apo jo, ne duhet të bëjmë një vlerësim, sepse ajo është në përputhje me ligjin – deklaroi Rade Veljanovski – Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve.

Pasi të jetë bërë vlerësimi, këshilli i komunës duhet të japë dritë jeshile, dhe pastaj dërgohet në Komisionin republikan për vlerësimin e dëmeve, i cili do ta ketë fjalën përfundimtare nëse dhe në çfarë mase do të kompensohen subjektet. Ndryshe, qytetarët e Ohrit kanë frikë nga një stuhi e re që mund të sjellë cikloni Aleksej, për të cilin njoftohet se do ta përfshijë rajonin e që do të pasohet me erë nga jugu dhe jugperëndimi si dhe me shi. Niveli i liqenit rritet çdo ditë dhe tashmë ka tejkaluar lartësinë e dytë maksimale prej 694 metra mbi nivelin e detit./Alsat-M

In : Aktuale

Loading...
loading...