DEMOKRACI MUTI

Ministrin e Brendshëm të diktaturës kërkojnë ta bëjnë kryeparlamentar.

Nga KOLEC TRABOINI

Po ndodh e pa imagjinueshmja. Ish ministrin e Brendshëm të diktaturës komuniste duan ta bëjnë kryetar parlamenti. Hesht media. Heshtin ata që mbahen për analistë. Edhe ata që mbahen për intelektuale e personalitete leshi. Frika në palcë. Jemi më keq se në kohën e Ramiz Alisë sepse atëherë nuk na mungonte guximi. Tani vrima e miut 300 grosh. Gojën lesh opozita sepse janë të lidhur me 100 fije me partinë në pushtet. Nuk flet as “krye kreshniku” që na shitej si antikomunist. Njëra dorë lan tjetrën dhe të dyja fytyrën e vet të pistë e gjakësorë. Për të ndodhi 18 maji 2017. Që askush, asnjë bandit e hajdut politik, me ose pa pushtet të mos dënohet.
Marrëveshja e fshehtë e 18 majit nuk duhet të harrohet. Duhet të dalë në drite. Duhet të denoncohet. Të demaskohet. Kjo kastë politike është kthyer në një bandë mafioze që luftojnë veç për kolltuk e pasuri marramendëse. 56 apartamente një deputet. Ku në ferr vemi. O njerëz lubi të pangopur, mjaft më!
Rast unik në të gjithë botën e qytetëruar. Dhe në vendin më të varfër të Europës. Populli vuan, kastat notojnë në pasuri. O pushtetar të hazdisur po kjo krisje e hendek social solli shkatërrimin e Perandorisë Romake. A lexoni histori apo ju janë errur sytë e trashur trutë nga deliri i fuqisë që sjell pasuria e pushteti.
Ja kanë bërë nënën këtij popullit. Edhe bagëti të kish qenë do të bënte një herë beeeeeeee. O kjo heshtje ogurzezë. Nuk është koha të heshtim po të tregojmë se nuk mund të durojmë më. Kemi prekur fundin. Nëse nuk duan të dëgjojnë për dhimbjen tonë, duhet ti bëjmë të dëgjojnë me hir apo pa hir. Le ti shurdhojmë me thirrjet tona. Mjaft më! Mjaft më! Ministri i Brendshëm i diktaturës me të egër në Europë, krahasuar dukshëm me regjimet më gjakatare në histori, do ta bëjnë Kryetar të Parlamentit Shqiptar.
E paimagjinueshme. Një ëndërr e frikshme. Që dikush kërkon ta bëjë realitet. Tmerr! Tallje. Neveri. Poshtërsi. Injorance. Revansh. Korba të kuq. Tela me gjemba. Spaç. Pushkatime. Vrasje pa gjyq. Baltë. Bunkerë. Internime. Spiunime. Përdhunime. Një kalvar gjaku i pafund. A mos jemi para kolapsit njerëzor?!
Gjithë ajo revoltë popullore, gjithë ajo përmbysje diktature në fund të viteve 90, gjitha ajo energji e rinisë në etjen për liri e demokraci humbi, u shkërmoq e shkoi në mut. O Popull i mjerë, që nuk pe një ditë të bardhë në ekzistencën tënde, zgjohu! I mësuar nën pushtime të gjata e të pafund në histori, tani çdo shtypje e dhunë të duket lumturi e madhe.
O popull i i mirë, o popull i mjerë! Ardhtë dita që të zgjohesh. Amen!StrugaLajm

 StrugaLajm

Kolec P. Traboini: organizator i mitingut për demokraci në janar 1991 në Tiranë, aty ku sot është sheshi “Nënë Tereza”. I pari që ka bërë thirrje publike në gazetën RD nr. 3, më 16 janar 1991 për heqjen e yllit komunist nga flamuri.


Loading...
loading...