Deponia e Struges nuk digjet vetvetiu

Shpetim Pollozhani

Ajo digjet per arsye se nuk rrespektohen normat dhe standartet per mirembajtjen e deponive te ketij lloji. Kjo deponi eshte vetem 200 metra large nga shtepia e nipit tim shtatevjeçar, i cili kete mbremje do ta kaloje ne spital si shume mbremje te tjera kur fryn era e veriut e cila mbi qytetin mrekulli e shkarkon kete bombe kancerogjene, te cilen e kemi dhurate nga kryetari i pare shqiptar i cili tani eshte i shperblyer me postin e ministrit pa portofol. Hekja e deponise nga ky lokacoin kushton vetem kater milione euro, kurse mjekimi i njerrezve qe i vuajne pasojat kancarogjene nga kjo deponi kushton dhjetra here me shume. Struganet kurre te mos votojne nje kandidat per deputet ose per prefekt ne rast se nuk ka nje projekt per dislokimin e kesaj bombe kancerogjene. Ne zgjidhjen e ketij problemi duhet te inkuadrohet edhe faktori nderkombetar pasi deponia e cila eshte duke u djegur muaj me rradhe nuk eshte problem lokal.A nuk e keni pyetur valle veten perse 23 qytete ku jetojne joshqiptare nuk kane asnje problem me qendrat e hedhurinve. Perse keto probleme i ka Tetova, Gostivari, Dibra, Kerçova dhe Struga. Perse ne Struge per dy vjet kane vdekur tete Strugane rreth moshes 40 vjeçare. Hegeli i madh thote: asgje nuk ndodh rastesisht. Çdo pasoje e ka nje shkak. Tymi dhe zjarri ne deponine e Struges jane vetem pasoje, shkaku eshte diku tjeter.

Loading...
loading...











Loading…


loading…