Deputetët i Strugës:Ligji për shqipen i nevojshëm edhe për maqedonasit

Deputeti i Aleancës për shqiptarët, Syrija Rashidi në pres konferencën e sotme ka pohuar se subjekti i tyre politik, si promotor kryesor i ligjit për përdorimin e gjuhëve, do ta përkrah fuqishëm sjelljen e këtij ligji.

“Ligji i gjuhëve mundëson përdorim të gjerë edhe të gjuhës shqipe në të gjitha institucionet vendore. Ligji është në kuadër të Kushtetutës dhe në përgatitjen e tij janë përfshirë ekspertë juridiko-kushtetues dhe ekspertë të gjuhëve dhe drejtësisë.

Ligji është një nga mekanizmat e cila fut Maqedoninë në një shtet funksional dhe multietnik. Ligji nuk ju duhet vetëm shqiptarëve por edhe maqedonasve. Për atë shkak apelojmë deri tek të gjithë faktorët politik që ta përkrahin sjelljen e këtij ligji”, tha Rashidi

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...