Deputeti i Strugës: Rasti i Almirit dëshmoi se kemi drejtësi selektive

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Syrija Rashidi prej foltores së Kuvendit me kritika të ashpëra drejtuar kryeministrit Zoran Zaev dhe Qeverisë. Rashidi tha se kryeministri Zaev gjatë zgjedhjeve të fundit lokale ka ndërhyrë në punën e partive politike shqiptare me qëllim që të favorizoj një parti të caktuar politike. Rashidi më tej në fjalimin e tij shtoi se rasti i fundit me Almir Aliun dëshmoi se në Maqedoni edhe më tej vazhdon të sundoj drejtësia selektive dhe Goran Iliqit nuk iu është shqiptuar dënimi i merituar.

“Qytetarët shqiptarë janë të pakënaqur se nuk ka arritur akoma demokracija tek dhe askush nuk mund të na bind se ata nuk e duan demokracinë. Por në këto 16 vite partitë maqedonase janë përzier tek punët shqiptarëve me qëllim që të kontrollojnë shqiptarët. Për fat të keq në zgjedhjet e fundit lokale kishim ndërhyrje brutale të partive maqedonase tek punët e partive shqiptare, për shembull Zoran Zaev publikisht tha të votojmë për një kandidat shqiptarë. Ai në Çair, Tetovë dhe Strugë tha se nëse i votoni këto kandidatë në këto zona do të kemi kaq e kaq investime. Në Gostivar angazhuat kabinetin qeveritar që të bllokoni punën e Kryetarit Arben Taravari dhe ta pamundësoni atë ti realizojë premtimet e tij. Shtylla kryesore e që ishte reformat juridike nuk po realizohen, për fat të keq rasti i Almir Aliut ishte një moment kur duheshte të jepet sinjali i parë se diçka ndodh me sistemin juridik. Opnioni e pa inçizimin si një person me makinën e tij sulmon një familje të tërë, mirëpo pasoja fatale kishte vetëm Almiri i vogël, dhe u paraqit Prokurori Publik i cili tha se nuk bëhet fjalë për vrasje por vetëm për aksident, mirëpo qytetarët kanë sy të shohin se nuk bëhet fjalë për aksident por për vrasje”, tha Rashidi.

“Mendoj që në Maqedoni ka drejtësi selektive sepse kjo mund të konstatohet sipas të burgosurve shqiptarë me ata maqedonas dhe obligimi i Qeverisë së Zaevit është që të largoj çdo dyshim se ndodh fenomeni i drejtësisë selektive”, konstatoi Syrija Rashidi./nezavisen.mk/

In : Aktuale

Loading...
loading...