Deputeti i Strugës:Maqedonia Veriore më mirë se ajo e Ilindenit

Nga Aleanca e Ziadin Selës, duke mos komentuar përmbajtjen, thonë se propozimi është më i mirë se ai paraprak.

“Ky propozim konkret është propozim në paketën e propozimeve me përcaktim gjeografik që ne e përshëndesim si të tillë dhe e vlerësojmë se është shumë më i mirë se propozimi paraprak i cili doli nga goja e kryeministrit, por u pa qartë se u mbështetet nga BDI. Një propozim i cili as historikisht e as etnikisht nuk i përfshin shqiptarët. Sa i përket përmbajtjes së brendshme të kësaj marrëveshje, do të prononcohemi atëherë kur do ta kemi në dorë”,- deklaroi deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi.

Afrim Gashi i Lëvizjes Besa nuk deshi të prononcohet. Ai u shpreh se deklarimin publik do ta bëjnë pas konsultave me organet më të larta partiake.StrugaLajmStrugaLajm

Të përmbajtura janë edhe partitë maqedonase. Deputeti, Ferid Muhiç, kritikoi qasjen e eurokomisionerit, Johanes Han, ndaj deklaratës së presidentit Ivanov.StrugaLajm

“Nuk mund që askush t’i mbajë leksione ndonjë presidenti të shtetit pa marrë parasysh se cili është qëndrimi i tij. Është e drejtë sovrane e institucioneve dhe qytetarëve të atij shteti dhe dhënia e leksioneve të pahijshme publikisht, tregon se me këtë deklarim ndaj Maqedonisë s’ka treguar kurrfarë respekti ndaj Maqedonisë. Vetëm ne kemi të drejtë që të drejtojmë kritika publike dhe këtë të drejtë nuk duhet ta kenë aktorë zyrtarë nga shtete të tjera”,- theksoi deputeti, Ferid Muhiç.

Dje Ivanov deklaroi se marrëveshja është e dëmshme dhe nuk do ta nënshkruajë atë. Kompromisi është i papranueshëm edhe për liderin opozitar maqedonas, Hristijan Mickovskin, i cili e cilësoi të njëjtën si marrëveshje për kapitullimin e Maqedonisë./al.mrt/

In : Aktuale

Loading...
loading...