Deputeti që ofroi jetën për një kauzë quhet Zijadin Sela!..

Lebit Murtishi

Gjithandej shqiptarizmës, përgjakja dhe qëndresa e deputetit ngjalli mllef për kriminelët dhe mbështjetje absolute për figurën e tij kombëtare. Por, edhe po të deshte dikush të shprehej ndryshe, do t’i bënte dëm vetëm vetvetes, se Zijadini, më në fund krijoi, përpara syve të të gjithë shqiptarëve, profilin e vërtetë të një përfaqësuesi të popullit…Në këto rrethana dhe në këto çaste të rënda historike, ai bëri maksimumin e maksimumit: Ofroi jetën për një kauzë…Radhën tani e kanë deputetët tjerë shqiptarë; jo të përgjaken si Zijadini, ky gjak shpresojmë të jet i fundit, por t’i bashkohen Zijadinit, të lënë mënjanë patitë e tyre, të sotshme dhe të deridjeshme, disa prej të cilave, absolutisht, ndajnë një pjesë të përgjegjësisë me fashistët e gruevskit!..Koha thërret për bashkim, e bashkimi s’ka liderë e as parti, bashkimi ka dhe do të ketë vetëm një të parë në ballë!..

In : Aktuale

Loading...
loading...