Deri më 15 maj afati për subvencionet bujqësore

Bizneset bujqësore deri më 15 maj do të mund të dorëzojnë kërkesë për subvencione për vitin 2018, kumtoi Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim rural.

“Në këtë periudhë do të dorëzohen kërkesa për pagesa të drejtpërdrejta për prodhimtarinë bimore edhe atë për sipërfaqe me kultura kopshtare dhe bujqësore, për plantacione pemtare dhe vreshta dhe për prodhimin e blegtorisë edhe atë për kultivimin e gjedheve, deleve, dhive, bletëve, derrave, shpendëve dhe për kafshë në thertore”, tha në konferencën e stome për shtyp u.d. drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski.

Ai informoi se kërkesat për masat prej prodhimit bimor dorëzohen në bazë të të dhënave të evidentuara për parcela në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore dhe Sistemin për identifikimin e parcelave bujqësore me gjendjen deri më 15 mars 2018. Kërkesat për masat e prodhimit të blegtorisë dorëzohen në bazë të të dhënave të evidentuara për kafshët në Regjistrin për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve shtëpiake me gjendje në ditën e dorëzimit të kërkesës.StrugaLajmStrugaLajm

“Prandaj i përkujtojmë kultivuesit para dorëzimit të kërkesës në mënyrë të obligueshme ta kontrollojnë dhe sipas nevojës ta azhurnojnë gjendjen e kafshëve në shoqatën veterinere me të cilën kanë dakorduar marrëveshje”, tha Babovski.

Theksoi se bujqit në programin për vitin 2018 në dispozicion i kanë 6 miliardë e 210 milionë denarë të cilat dedikohen për pagesa të drejtpërdrejta.StrugaLajm

Kërkesat dorëzohen në mënyrë elektronike, në mënyrë të pavarur prej aplikuesve. Nëse kërkuesit kanë nevojë për ndihmë ose nuk kanë mundësi vetë ta përpilojnë kërkesën, për ndihmë mund të drejtohen në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Agjencia në ueb faqen www.ipardpa.gov.mk i publikoi udhëzimet për shfrytëzuesit, numrat e telefonit dhe adresën elektronike ku do të mund të shtrohen pyetje për dorëzimin e kërkesave. Babovski tha se në afat prej tre ditësh aplikuesit do të marrin përgjigje dhe udhëzime se si t’i plotësojnë kërkesat.

In : Aktuale

Loading...
loading...