Deri në 2 mijë euro, limiti për pagesat me para në dorë

Qytetarët prej nga e shtuna mund të paguajnë apo të marrin të holla në dorë në vlerë prej vetëm 2000 eurove. Çdo shumë tjetër mbi këtë, do të shkojë përmes bankës apo kursimores. Vlera paraprake për pagesë në dorë ishte 15.000 euro. Ulja e vlerës për 13.000 euro parashihet në Ligjin për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit, që para pak kohe u publikua në Gazetën Zyrtare dhe hyri në fuqi më 7 korrik.

Ligji për pengimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit

Ndalohet realizimi i pagesës në dorë gjegjësisht arkëtimit, marrje e parave të gatshme apo këmbim të valutave në vlerë prej 2000 eurove apo më shumë në kundërvlerë të denarit, si një apo më shumë transaksione të lidhura, që nuk janë realizuar përmes bankës apo kursimores”.

Prej 1 janarit të vitit të ardhshëm, në mënyrë plotësuese, do të ashpërsohen kontrollet e pagesave. Sipas vendimit të ri ligjor, vlera për të cilën ndalohet pagesa e mallrave dhe shërbimeve në dorë do të ulet në 1000 euro ndërsa prej 1 qershorit të vitit 2019, kjo vlerë do të ulet në 500 euro, në kundërvlerë të denarit. Ndalesa vlen për pagesat që i bëjnë edhe personat fizik, por edhe ata juridik. Pagesat patjetër duhet të regjistrohen në qarkullimin e pagesave, që do të thotë se do të tatohen.

Në drejtim të uljes së ekonomisë së zezë, do të ulet vlera e pagesës në dorë prej 15.000 euro në 2000 dhe kjo bëhet vetëm në linjë të uljes së ekonomisë së zezë -tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Krahas kësaj, me ligjin e ri do të rritet përfshirja e funksionarëve publik, që do të kontrollohen për mundësi të larjes së parave. Gjithashtu, me ndryshimet ligjore do të zbulohet se cili është pronari i vërtetë i kompanive. Nga Qeveria thonë se qëllimi i këtij Ligji është harmonizimi me rregullativat evropiane për pengimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit./Alsat-M

In : Aktuale

Loading...
loading...