Dert motrash

Puntorie Muça-Ziba

Maj, 2017

Dert motrash

( variantë për demokratin e Ohrisë)StrugaLajmStrugaLajm

Kolonë motrash strugane
u sëmbuan në palcë
u mbushën me mëri,
duart e tyre vendi-vend si zë,
muzg pas muzgu kërcëllejnë gishtërinjtë
deri në dhembje:
ah, edhe ti kopil Bruto
që kurrë s’pate kurorë
në shtrat dafinore
i rrethuar
me lukuni egërsirash
me shpirtin kashtë e byk
na preke në plagë
na trazove halle
na fute në dert
ditën e paqës së brishtë.
O,ti kopil Bruto
babai të jepte nga një okë drith
për një peshk
dhe ti ngjyeje bukën me kripën time.
Ah,të shitofshin zanat e maleve
që si aureole ruajnë liqenin e desaretëve.
Ti që deri dje
me kandrra ke shtruar darkën,
na paske mbetur
të ngresh dorë mbi birin e Ohrisë
e t’i rrasësh turinjtë
në pellg gjaku
që ne të vdesim
me sy të vakët
mbi kokrra loti!?
Po sikur të na rrok gjaku i demokratit
ku do të futen lakuriqët e tu
që në zgrip gremine si hu janë ngul…
Të gjithë fshajnë
të gjithë tërbohen
vetëm gishtërinjtë e motrave të drinisë
vendi-vend si zë.

 StrugaLajm

 

 

 


Loading...
loading...