DËSHTOI ALBIN APO TË TJERËT?!

Xhevdet Nasufi

DËSHTOI ALBIN APO TË TJERËT?!
1
Shqiptarë kendej e andej kufirit pas rrëzimit të Qeverisë Kurti nuk hezitojn të inkurajojn iden e pozitës/opozitës që u mirorganizua ti japi fund një fillimepoke të re qeverisëse në Kosovë dhe për këtë nuk kanë analizuar pasojat.Janë numëruar vetëm votat për tu arrit objektivi i përmbysjes. Në krahun e kundërt shum më tepër janë ata krijojn balansimin karshi të parës, me iden se prapa “puçistëve” është prapaskena antireformë dhe vazhdimsia e të vjetres.Sigurisht,në prapaskenë është edhe svida e dialogut/marëveshja me Srbin. Ky diskurs polarizues mes VV dhe të tjerëve te qytetarët krijon huti dhe hamendje,bile te pjesa më e madhe e tyre ka krijuar papajtushmëri gati revolucionare,e masovizuar frigëshëm kundër rrëximit të Kurtit.Kjo masë në sasi të konsideruar krijon një ambient që reflekton padëgjushmëri qytetare e cila është akumular ,pothujse që nga mbarimi i luftës e këtej.Referuar praktikave,qoft në Kosovë,në Ballkan,ky vrerë i akumular lehtë mundet të shpërthej,kurse Kosovën ta katandis edhe më keq. Argumenti legal opozitar për qeveri të re, pa zgjedhje të reja,realisht nuk e ka mbështetjen popullore,por edhe më shum se kaq:Së pari,rrëzimi i qeverisë Kurti nuk i mbushi as 100 ditët kurtuaze;Së dyti,ndodhi në rrethana të pandemisë shkatërruese globale kur qeverit fuqizohen edhe më shum e jo të dobësohen; Së treti,rrëximi nuk e ndoqi rrugen e suksesit,respektivisht mosuksesit.Pra,nëse rrëximi i Qeverisë pati legjitimitet,apsolutisht ishte e parsyshme dhe e papërgjegjshme.Vall,pse Kosova u bë përjashtim i botës në raport me KOVID 19?
2
Sidoqft, është për keqardhje që Kosova sot kolaudon dëmet nga rrëximi i Qeverisë, që është pasojë e kalkulimeve që nuk mund të jenë impresive dhe nuk stimulojn proekte progresiste për te.
Për të gjykuar dështimin e Qeverisë Kurti nuk është e mundur të ekulibrojm histori dëshmuese,filozofin politike,doktrinën.Në parim,dështimin e politikës në Kosovë duhet kërkuar në institucionet e trashëguara, në tranzicionin e pambaruar,në mungesën e theksuar të njohurive dhe të kulturës politike, bashk me shkallen e lart të korupsionit që po lebeditet si kancer në Ballkanin Përëndimor,i ekstazuar ekstremisht në kasten politike shqiptare.Mbase, në Kosovë dhe në Maqedoni e Veriut arsye shtesë është edhe gjatmbetja e krahut ushtarak në pushtet,që faktikisht argumenton qëndrimin e gabuar që ushtarakët u konvertuan pa meritë në politikë.Ky krah ushtarak në Kosovë dhe Maqedonin e Veriut pos fuqisë dhe guximit që mori nga lufta me mbështetje të fuqishme,sidomos amerikane,u fuqizuan edhe nga forca e pushtetit,që veçmas te shqiptarët është bërë pengesë e përparimit të demokracisë dhe e zhvillimit ekonomik.Kjo mbrapshti në politikë në fakt sfidoi të themi, edhe “pranverën kosovare” të 6 Tetorit,kurse në Maqedonin e Veriut ndryshimi edhe më tej është ideal i pritshëm.
3
Albin Kurti hyri në luftën politike për pushtet(VV) me qëllimin që ta ndryshoi ate, riafirmoi vlerat të cilat ndërtojn një sistem të shëndosh,të moralshëm,të drejtë dhe funksional.Në këtë edhe oponenca nuk reagon. Posti në krye të Qeverisë,supozojm se u udhëhoq po nga këto vlera,që të ndryshoi gjithçka që u bë keq,por nuk i përjetoi as 100 ditët kurtaze dhe të falura,që bjen ndesh me çdo shkollë politike.Bile,është e sigurt se edhe dialogu me Srbin bashk me Albinin do ishte më përmbajtsor më besimplot,Srbin që edhe sot nuk ka ndryshuar në raport me shqiptarët.Gjithsesi, parimi i reciprocitetit i zbatuar nga ai është bazamentet mbi të cilin ngriten marëdhëniet ndërkombëtare,e ato mes shteteve në veçanti,të cilin me logjikë politike-diplomatike nuk mund ta mohoj askush.Vall, marëdhënia mes Kosovës dhe Srbisë nuk duhet të jetë marëdhënie mes shteteve?
Nuk ka në politikë të pagabueshëm dhe rrëximi i Qeverisë Kurti po ashtu u përcoll,sikur edhe fitorja epokale në 6 prill,të themi edhe me një lëshim epokal: Nuk duhej që të luftoheshin në betejat e para të saj ata që bëren keq për Kosovën por, duhej të punohej me ta bashkarisht.Kjo,edhe për arsyen se në 6 Tetor sovrani (populli me votën) asnjë formacioni politik nuk i dha të drejtën të qeverisë i vetëm.Pra, as Vetvendosjes si fituese e zgjedhjeve. Ideja e mundshme e Kurtit për sprovë të re zgjedhor sigurisht që është e parakohshme,ashtu si ishte i parakohshëm edhe mocioni i Ises për rrëximin e Qeverisë dhe vetvehtes, e për të hyrë rishtas në qeveri.
Pra,ky ishte mosekulibrimi i mjeteve dhe qëllimeve politike te Albini,sepse ndryshe nuk do të ndodhte as shkarkimi i ministrit nga koalicioni(shkas e jo arsye për mocion)por, as të eksploatohen teori konspirative të tjera të dëmshme,që artificialisht ndërtojn ndasi te shqiptarët:Pro dhe kundër Amerikës, pro dhe kundër BE-së.

4
Momenti tjetër i kësaj historie politike gjithsesi është trekëndshi,apo edhe katërkëndshi Prishtinë, Beograd, Tiranë dhe Grenëll.Në fakt, edhepse jo e gjitha në nivel të teorisë konspirative, realisht mosqartësimi i Thaçit idenë e ndryshimit të kufijve që po zhvatet nga shqiptarët tani e gjatë kohë, po prek thell mëndjen dhe shpirtin e tyre. Bile,agresiviteti gebelsian i propagandës srbe kundër njohjeve të Kosovës,armatimi rus i Srbisë, mosaktiviteti kosovar dhe i miqëve për njohje të reja të Kosovës,bile edhe çnjohje, është një argument dhe heshtje që flet më shumë për amnestimin,legjitimimin e gjenocidit srb, sesa pranimin e Kosovës brenda kornizes të njohjeve ndërkombëtare të më shum se 110 shteteve dhe të Gjykatës ndërkombëtare.
Andaj, në këtë gjëndje reale ngutia për dialogun me Srbin nuk është aleat i mirëfillt për Kosovën,ashtu si nuk është as dyzimi i përmendur për çarjen artificiale e shqiptarëve me Amerikën.Në fakt,pakuptimsia e imputimit të këtij dyzimi mund ti atribohet armiqëve të shqiptarëve si ide dhe propagand, srbëve konkretisht të cilët me nguti të paparë po punojn,jo vetëm në riparimin e imazhit të tyre negativ shekullor,por edhe për finishimin e dialogut,faktikisht ridefinimin e statusit të Kosovës?!
Është zgjuarsi politike të ngreshë ura të reja miqësia,por edhe më zgjuarsi të fisnikrohen paralelisht miqësit e vjetra.Këtë me plot sukses po e bën Vuçiqi mes përëndimit në një anë,Rusisë dhe Kinës në anën tjetër.


Loading...
loading...