Deti nxjerr 3 trupa të pajetë , a u përkasin shqiptarëve nga Vlora?

Tre trupa të pajetë janë gjetur në bregdetin italian në Termini Imerese.

Mësohet se të tre janë të gjinisë mashkullore, dhe të fundit deti e nxorri në zonën që njihet si “bregu i drogës”, e dyta u shfaq përpara dy javësh, dhe e para në muajin dhjetor.

Misteri ka vënë në lëvizje një numër të madh prokurorësh siçilianë, kjo edhe për faktin që zbulimi makabër është shoqëruar me gjetjen e disa sasive të mëdha të hashashit në det.

Në tre raste të ndryshme, pako me disa kilogramë marijuanë, kanë përfunduar në plazh. Dy janë pistat në të cilat po përqëndrohet hetimi: ajo që viktimat të kenë qenë në ndonjë mjet lundrimi i cili është fundosur për shkak të detit të trazuar; ose kanë rënë në ujë dhe gjendeshin në ndonjë varkë në vështirësi e cila transportonte drogë, shkruan Shqip.

Ajo që bën përshtypje megjithatë është fakti që kufomat janë të shfytyruara; fytyra e tyre është e dëmtuar dhe nuk mund të identifikohen. Një prej tyre ishte me tuta dhe atlete, ndërkohë që dy të fundit kishin në trup disa tatuazhe.

A mund të jenë trupa shqiptarë?! Askush nuk mund të japë një përgjigje për këtë, por nisur nga numri i madh i personave të zhdukur në Vlorë, kryesisht të elementëve me precedentë penalë nuk do të ishte asnjë çudi. Gjithsesi, hetimet do të kryhen me imtësi nga autoritetet hetimore italiane.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...