Dheu gropos të gjallë 35-vjeçarin në Elbasan

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndoshur në qytetin e Elbasanit, ku ka humbur jetën një 35-vjeçar. 

Shkak për vdekjen e të riut është bërë rrëshqitja e dheut të një grope themelesh që i riu kishte hapur për të ndërtuar shtëpinë. 

Njoftimi:
Rreth orës 14:45, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, shtetasi S.B., , rreth 35 vjeç, duke punuar për hapjen e themeleve të banesave, e ka zënë dheu poshtë, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...