Digjet automjeti i prokurorit publik në Kërçovë

  Me mjet shpërthyes, dje rreth orës 19:00, është shkaktuar zjarr në hapësirën ndihmëse të shtëpisë së familjes së prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Kërçovë.

Siç kumtoi PPRMV, shpërthimi dëmtoi automjetin “Seat Leon” të parkuar në hapësirën ndihmëse dhe që është pronësi e prokurorit publik. Më shumë se një muaj më parë, thuhet se, gomat e të njëjtit automjet ishin prerë me thikë nga një autor i panjohur.StrugaLajmStrugaLajm

“Prokuroria Themelore Publike Kërçovë, me ekip nga Ministria e Punëve të Brendshme, inspektuan vendin e ngjarjes. Janë lëshuar urdhra për mbledhjen e mostrave të lëndës shpërthyese që është dorëzuar në mjekësi ligjore. Prokuroria kontrollon gjithashtu pamjet e video të kamerave të montuara në ndërtesat aty pranë. Ndërmerren veprime në vazhdimësi për të pastruar plotësisht ngjarjen dhe për të gjetur gjurmët e autorit”, thuhet në kumtesën e PPRMV-së.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...