Digjet banesa ,vdes e moshura në Ohër

Një e moshuar ka humbur jetën në një zjarr që e përfshiu sot në mëngjes banesën e saj në rrugën “Turistiçka” në Ohër.

Zjarri është raportuar nga fqinjët në orën 7:05 minuta në territorit e njësisë zjarrfikëse, e cila ka intervenuar menjëherë dhe e ka lokalizuar zjarrin dhe ka penguar përhapjen e tij në banesa të tjera të pallatit.StrugaLajm

Gruaja menjëherë është transportuar në Spitalin e Ohrit, ku u konstatua vdekja e saj.StrugaLajm

Informacionet e para tregojnë se është një rast aksidental, ndërsa zjarri me siguri u shkaktua nga një cigare e pashuar.

In : Aktuale

Loading...
loading...