Digjet një kamion në lëvizje në autostradën Tetovë-Gostivar

Pa të lënduar kaloi zjarri i cili shpërtheu në një kamion në lëvizje gjatë mëngjesit të sotëm në autostradën nga Tetova drejt Gostivarit. Shoferi dhe bashkudhëtari në kohë kanë dalë nga automjeti, raporton KOHA.

“Rreth orës 7:00 të mëngjesit në autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të udhëkryqit për në Zherovjan, ka shpërthyer zjarr në automjetin transportues ‘volvo’ me targa të Ohrit i cili ishte në lëvizje i drejtuar nga 43 vjeçari T.N. nga Leskoeci i Ohrit. Në kamion ishte edhe një person nga Kërçova. Nuk ka të lënduar, ndërsa me intervenim të zjarrfikësve nga Tetova dhe Gostivari, zjarri tërësisht është lokalizuar”, thuhet në njoftim.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit për punë të brendshme Tetovë. Prej atje apelojnë që shoferët të kryejnë kontroll nëse automjeti ka qenë i rregullt teknikisht. (

In : Aktuale

Loading...
loading...