Dikur Drenica me zjarrin e pushkës,sot Vlora me zjarrin e fjalës..

Vlora Çitaku, modeli më i denjë i Shote Galicave të sotme, sot, në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të O.K.B-së për Kosovën, me gjithë energjinë diellore të origjinës dhe me shkallën më sublime të kulturës politike dhe njerëzore, detyroi pinjollin e mjerë të millosheviqit, të shfaqë edhe një herë (përmes një rituali tashmë të njohur- të vajtimit kolektiv serb) egërsinë dhe ëndrrat kishtare mesjetare të serbisë, për Kosovën Shqiptare, e cila, për fatin e keq të tyre, ashtu siç u ,,shpall”,, djep i shenjtë i popave serbë” dikur në mesjetën e errët”, u shndërrua në një varr të tmerrshëm për ato ëndrra etnorraciste, në Qershor të vitit 1999. Vlora sot dha një shembull – model shqiptar, që duhet të ,,kopjohet” nga liderët politikë të Kosovës. Ata, drejtuesit e të gjitha partive parlamentare të Kosovës, duhet, së paku për hallet e Kosovës, të ulen bashkërisht dhe të formojnë institucionet qeveritare bashkërisht…

Lebit Murtishi


Loading...
loading...