DIKUR ISHTE KËSHTU!

Muhamet Borova

Koha e jetuar është pas nesh, jeta është para nesh.Shpesh mendojmë për të kaluarën, për të përjetuarën dhe vështir e kuptojmë të tashmen.Pasi me nostalgji mendojmë për të kaluarën nuk pajtohemi me të sotmen. Si fëmijë futbol luanim të rruga e ngusht e mëhallës me një top gjysmë të fryrë dhe kush e dinë se sa herë me topin theheshin xhamet e dritareve të kojshive.Në moment do të mirnim një mallkim “ju thaftë këmba” por së shpejti qetësoheshte situata kur pauzonim disa ditë..Kur nuk kishim top luanin kabuoj dhe indianë,fshiheshim pas ferrave,luanim me llastik që hedhin gurë,maskoheshim dhe kështu gjithë ditën pa u lodhur.Fshehurazi e mirnim biçikletën e prindit dhe të gjithë shokët e vozitnim nga një rreth deri te shenja e caktuar.Telefona xhepi nuk kishim por lajmet shpejt përhapeshin.Prindërit nuk na kërkonin me polici sepse nuk ekzistonte jeta e mbrëmjes,përveç lojrave gjatë netëve të ramazanit.Video dhe fb nuk kishte por prandaj i lexonim stripet më të mirë të zhanrit vestern si Komandant Marku, Rendxheri i vogël,Ken Parkeri, pastaj Zabavniku, Miki Mausi etj, vërtet nuk ishin në gjuhën amtare por mirë i kuptonim.Për problemet në shkollë përveç shuplakës dhe qortimit nga arsimtari na priste dhe një shuplak nga prindi në shtëpi. Një pije si kokta ose jupi ndaheshte me të gjithë,nga e njëjta shishe pinim të gjithë.Pjesa më e mirë nga jeta kulturore ishte shkuarja në kinema, filma më të preferuar ishin vestern. Në vend të sanduiçëve,picave dhe hamburgerve e përdornim bukën e shtëpisë të lyer me biber, kryp dhe vaj ose me margarin.Kështu ishte jeta e fëmëjve dikur, kishin pak gjëra por shumë lumturi. Kujtimet , për ato kohëra i ngjajnë një galerie me fotografi të zbehura ,por orgjinale. që secili i mban në kujtesën e tij.


Loading...
loading...