Dimoski:Sherr në Strugë përfshihen disa persona

Stefan Dimoski zëdhënës i policisë për Strugën dhe Ohrin njofton se më 17.08.2019 rreth orës 18:00, në një pikë karburanti në Strugë është prishur rendi dhe qetësia ndërmjet dy banorëve njërit nga Veleshta dhe tjetri nga fshati Oktisi. Në sherr u përfshin edhe disa persona të tjerë si dhe u përdorën mjete të forta.

Stacioni policor në Strugë po merr masa për sqarimin e ngjarjes, pas së cilës do të paraqitet një raport i duhur, informon Stefan Dimoski, zëdhënës i policisë.(Strugalajm.com)StrugaLajm

 
StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...