Disa probleme nga te cilat varet e ardhmja e rinisë

Fatlind Toska
Të rinjtë në vendin tonë përballen me disa probleme të cilat vijnë nga mos planifikimi për të ardhmen, nga vendimet e gabuara që prindërit i marrin për ato dhe më e rëndësishmja nga interesimi i paktë i organeve shtetërore për të rinjtë. Shihet qartë që vendi jonë braktiset gjithnjë e më shumë nga rinia, problem ky mjaft serioz i cili rrjedh pikërisht nga ato probleme që përmenda më lartë. Fillimisht pas mbarimit të shkollës së mesme dihet kapaciteti që ka treguar çdo nxënës , andaj disa prej tyre që kanë kapacitet të dobët pse ia lejojë vetes të humbin kohën, vazhdojnë më tutje me shkollimin e lartë, ku këtë kohë të çmuar mund ta shfrytëzojnë duke u kyqur në ndonjë zanat, i cili do ti bëj ato dikush në jetë. Por duke shkuar të gjithë në universitet normalisht që mbetemi pa punë, duke i anashkaluar drejtimet tjera profesionale. Problemi tjetër prek pikërisht studentët e universiteteve të cilët janë të ushqyer aq shumë me teori, ku disa prej tyre këtë teori ta realizojnë në praktik e kanë problem, ndërsa teori pa praktik nuk ka dhe e kundërta.Duhet theksuar që ky nuk është faj i tyre. Nuk do mend që faj më i madh për këtë u përket institucioneve përkatëse. Universitetet të cilët nuk kërkojnë nga Ministria e Arsimit që mësimi praktik të realizohet jo vetem gjatë pushimit, por të realizohet gjatë vitit akademik, edhe atë më teper se një muaj.dhe Ministria e cila si duket nuk merr hapa të mjaftueshme pozitive për këtë problematik. Studentët duke e realizuar mësimin praktik në njërën nga institucionet private ose shtetërore do ta kuptojnë më mirë teorinë por edhe nuk do të kenë nevojë të paguajnë për kurse private pas shkollimit. Kushtet e dobta financiare kanë bër që edhe mësim praktik 1 mujor gjatë verës të braktiset, sepse shumica e studenteve punojnë kamarier apo punë të tjera sezonale. Shumë student duke i pasur kushtet e veshtira financiare e zëvendësojë dhe harrojnë drejtimin e tyre primar duke punuar jashtë shkollës punë tjetër si përshembull kamarier. Këto dhe shumë probleme të tjera bëjnë që shoqëria jonë të mbesi pa punë, duke braktisur vendin dhe duke emigruar në perëndim. Ministria e Arsimit dhe institucionet tjera duhet të ndërmarrin hapa të rëndësishme dhe të realizojnë reforma në dobi të studentëve, por edhe pjesës tjetër të popullatës , duke krijuar kushte të volitshme për jetesë dhe duke minimizuar papunësinë. Prapseprapë ky është thjeshtë një opinion, mendim personal. Çdokush edi më së miri aftësin e tij dhe ku përket e ardhmja e tij.
StrugaLajmStrugaLajm

Loading...
loading...