Disa shembuj nga sjellja e shoferëve në Strugë

Përparim Istrefi

StrugaLajmStrugaLajm

Disa shembuj nga sjellja e shoferëve në qytetin e Strugës dhe fshatrat përreth!
1.Parkohet ne mes të rruges,bllokon një korsi të tërë vetëm për të bërë muabet,ose që të ulet sa më afër kafenesë,afër derës së butikut marketit apo të ngjajshme,bile po të kishte mundësi do kishte hyre në market me gjithë veturë,duke mos u mbërzitur aspak që ka bllokuar rrugën e këmbësorëve apo makinave tjera.E dij që do thoni nuk ka parkingje por kjo nuk ju jep të drejtën të parkoni vend e pavend!
2.Trotoaret në qytet por edhe nëpër fshatra,janë bllokuar nga karriket e kafeneve,klientët shijojnë kafen bashkë me pluhurin dhe Smogun për tu bërë kafja edhe më e lezetshme,kurse Marketet dhe Butiqet gjysmën e rrugës dhe trotoarit e kanë bllokuar me kuti kartoni ku kanë ekspozuar pemët perimet,vajin sheqerin çorapet etj,dyqanet e auto pjesëve janë shndërruar në autoservise dhe riparojnë makinat në mes të rrugës!
3.Një vozitës që pretendon ti respektoj rregullat e trafikut,ka parkuar veturen në parking dhe ka ngecur sepse dikush ja ka parkuar veturen dyshe,dhe duhet ta presi Halabakun që po bën pazarin dikundi në ndonjë market apo po pin kafen me shoqërinë.
4.Për sa i përket Tolerancës,shpesh bie në sy inati i Shqiptarit si në ato legjendat kur takoheshin në rrugë dy grupe krushqish që nuk ja lironin rrugën njëri tjetrit por vriteshin dhe masakroheshin me njëri tjetrin.
Shqiptarët e mi,vetura ashtë një mjet transporti shumë i dobishëm,mos e keqpërdorni,drejtoni mjetin tuaj me kujdes,përshtatni shpejtësinë sipas kushteve të rrugës,parkoni aty ku nuk pengon,respektoni të gjithë pjesmarrësit në trafik,që tju respektojnë edhe ata juve,kjo quhet Civilizim.
Me respekt Përparim IstrefiStrugaLajm


Loading...
loading...