Dizeli shtrenjtohet për gjysmë denarë, benzina me çmim të njëjtë

Shkup, 2 dhjetor Çmimi i dizelit dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri nga mesnate rritet për gjysmë denari, ndërsa benzina mbetet me çmim të njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Sipas kësaj, dizeli do të shitet me çmim prej 61,5 denarë për litër, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri me çmim prek 50,5 denarë për litër.StrugaLajm

Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,229  denarë për kilogram në krahasim me çmimin e përcaktuar paraprakisht  ashtu që prej nesër çmimi i tij i ri do të jetë 33,186  denarë për kilogram.StrugaLajm

Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë informojnë se në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referente në tregun botëror shënojnë ulje te benzina mesatarisht rreh 0,70 për qind, derisa  te dizeli ka rritje mesatarisht për rreth 1,23 për qind dhe te për rreth 0,76 për qind.

In : Aktuale

Loading...
loading...