Djali i ik nga Kosova, babai i kërkon falje që nuk mundi t’ia plotësonte kushtet

Besar Kabashi gjatë vikendit u largua nga Kosova.Të shtunën në mesditë ai ishte përgatitur dhe ka marrë rrugën drejt kurbetit, sikur shumica e të rinjëve në vend.Afrimi, babai i Besarit, përmes një njoftimi, është shprehur i pikëlluar për ndarjen me të birin. Kabashi ka shkruar se asnjëherë nuk ka menduar që do të ketë këso lloj ndarje me të.

“Eu Besi Euuu…Edhe ti …..Kurrë nuk e kam menduar më parë se do të kemi këso ndarje! Më fal në qoftëse nuk kam mundur ti plotësoj kushtet e të mos kishim nevojë për këtë.Ju bashkangjite gjeneratës sate.Rrugë të mbarë e të priftë shëndeti Biri Im .“BABI“”, ka shkruar Afrim Kabashi. Një banor nga Prizreni për IndeksOnline ka treguar se mbi 60% e të rinjëve nga larguar nga vendbanimi Korishë, në komunën e Prizrenit.

In : Aktuale

Loading...
loading...