Djali i Sorosit: Shqiptarët po diskriminohen në Evropë


Në lidhje me mos hapjen e negociatave për Shqipërinë reagon edhe Alexander Soros, djali i filantropistit të njohur, themeluesit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, George Soros.

Sipas tij shqiptarët po diskriminohen në Evropë.

“Poshtë sipërfaqes, gjallon një paragjykim dhe racizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Evropën Perëndimore, që nuk mund të mos shihet si faktor në refuzimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë V në Këshill. Evropa duhet të pranojë që vuan nga Albanofobia”, shkruan ai.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën nga një “jo” për hapjen e negociatave, ndërsa diskutimi i radhës pritet në muajin Maj.

In : Aktuale

Loading...
loading...