Djali nga Maqedonia dhe dy vajza mbyten në Vlorë!

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Portonovës në zonën e Zvërnecit në Vlorë.

Dy vajza dhe një djalë janë mbytur në det. Vajzat janë nga Vlora dhe djali nga Maqedonia. Ky i fundit ishte futur në det që tu vinte në ndihmë vajzave, që po rrezikonin të mbyteshin.

Por fatkeqësisht ata janë mbytur të tre njofton media shqiptare.

Ja çfarë thotë policia për këtë ngjarje:

Më datë 15.07.2017, rreth orës 14:30, është marrë njoftimi paraprak se në plazhin e Zvërnecit po rrezikoheshin të mbyteshin në ujë 2 shtetas.

Menjëherë shërbimet e policisë kufitare dhe ato vendore janë nisur në afërsi të vendit të ngjarjes pranë zonës së Portonovës, me ndihmën e mjeteve lundruese në ndihmë të personave por nuk është bërë i mundur shpëtimi i tyre.

Si pasojë, janë mbytur 3 shtetas: dy shtetase të seksit – femër dhe një tjetër i seksit – mashkull. Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të tre trupave të shtetasve të mbytur.

Po punon për identitetet e tyre të plota. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...