Djali vret fqinjën e tij ,shkaku e pyeste vazhdimisht: “Kur do martohesh?”

Shumë burra e gra, sidomos gra shkaku i kulturës patriarkale, në të 20-at dhe 30-at pyeten shumë herë rreth planeve të tyre për martesë. Megjithëse shumica bezdisen nga një pyetje e tillë personale, askush nuk bën diçka ekstreme, përcjell Periskopi.

Por, një 28 vjeçar ka tronditur me vrasjen që i ka bërë fqinjit të tij vetëm pse ky i fundit nuk ndalej së pyeturi, “Kur do të martohesh?”. Ky incident bizar ndodhi në Kampung Pasir Jonge të Indonezisë.

Emri i vrasësit është Faiz Nurdin, i cili po rrinte para shtëpisë së tij kur e fqinja shtatzënë i kishte thënë: pse nuk po martohesh?”

Këto fjalë e kishin bërë të ndihej i ofenduar të dyshuarin, tha zëdhënësi i policisë. Faizi i kishte marrë shumë afër zemrës fjalët e fqinjës dhe kishte bërë atë veprim për të cilin mund të dënohet.

Vrasja kishte ndodhur më vonë, kur ai e kishte vizituar Aisah-në në dhomën e saj të ndejës, i pandërgjegjshëm për atë që do të bënte. Kur ajo kishte shkuar në dhomë, ai e kishte ndjekur dhe e kishte shtyer.

Por i dyshuari thuhet që edhe ka vjedhur para dhe smartphone-in e viktimës.