Do të vij koha me “ble” rini të huaj !

Qemal Musliu

A do të ketë pazar, Ligji për përdorimin e gjuhëve për amnistinë?
Me shkas: Paqa e Zotit
Xhungla mbi asfalt e Iliqëve dhe loti që vret drejtësinë
Edhe një grindje edhe një vrasje në Tetovë
Një kujtim për Mehmet Latifin!
Katër stina, janë katër mrekulli natyrore në mbarë gadishullin Ilirik (Ballkan) ! Ndërsa për faktorin njeri, U. Çerçili është shprehur kështu: “Ballkanasit prodhojnë shumë më shumë histori se sa mund të konsumojnë”.

Strukturat Institucionale nga lartë e poshtë, si dhe subjektet politike, bëjnë një veprim që krijon pakënaqësi në vazhdimësi jetë neveritëse të pa durueshëm. Të bënë ta urresh edhe natyrën. Edh pse kjo hapësirë gjeografike ka katër stina të vitit dhe dallohen nga njëra tjetra me bukurit e saja. Dallohet edhe me produktet bujqësore, të kualitetit të lartë.

Qemal Musliu

Në hapësirën të kësaj natyre, faktori njeri vepron në disfavor të zhvillimit të mirëfilltë shoqëror. Ligjet interpretohen ekskluzivisht sipas vullnetit të klasës sunduese dhe atë pa dhënë llogari. I pa fajshmi, bëhet i fajshëm dhe dënohet, malltretohet, burgoset dhe mundet të i ndodhë edhe më e keqja. Ndërsa fajtori, as nuk gjendet, dhe jeton i lirë sikur të mos ketë bërë gjë.

Po dëgjove lajme, dhe lexove portale të ndryshme, mbushesh me neveri e vrer, e me urrejtje, negative, me shqetësime e trishtime, nga më të ndryshmet. Dënime, e ndëshkime vend e pa vend, pa fakte e pa arsye, pa dëshmi reale dhe pa bazë ligjore, po sipas diktatit politik, të tekeve, që shqiptohen madje edhe dënimi me burg të përjetshëm. Ngjanë, që nga këta, pas disa vitesh të lirohen si të pa fajshëm, thua se janë dënuar nga organet laike. Dëshmitë e “montuara” mundet të prodhojnë përgjegjësi juridik – penale, por jo në shkallën më të lartë, dënim me burg të përjetshëm, dhe pas një kohe të lirohen të pa fajshëm.
Më 23 mars 2018, në një debat tv, një gazetar tha se, në Maqedoni, qenkan të dënuar me burg të përjetshëm 60 persona, të gjithë me përkatësisë nacionale, shqiptarë !!! Nga ngjarjet e kohës, të jep të dyshosh se këtu (mund të ketë) ka pa drejtësi ! Thjesht, mundet të shtrohet pyetja, pse mos të ketë nga nacionaliteti sllav me burg të përjetshëm ? ! … Ta dërgosh dikë me dhunë në pushim verorë, është neveritëse dhe e pa përballueshme, po me burg ! …

Anomali e dhimbshme janë në çdo fushëveprim të jetës së qytetarit, punësim pa kriter, me lidhje – nepotizëm, me ndikim partiak, pa kriter. Ambiente të ndotura, qielli i helmuar, etj etje. Nga këto anomali, sot Ballkani dita ditës, po zbrazet nga gjenerata më e shtrenjta dhe më e shenjta: RINIA.

Një fakt i pa mohueshëm dhe që duhet të shqyrtohet, janë edhe taksat rrugore, psh: Kumanovë – Shkup dhe anasjelltas taksa rrugore kushton, 200 den. Kurse për një vit 73.000 den. Llogaritur në Euro diku: 1.150 Eu. Ndërsa nga Shkupi për Tetovë dhe anasjelltas, 160 den. Për një vit 65.700 den, në Euro 1077. Eu. Po ashtu nga Tetova për Gostivar. Kurse për mjetet tjera të transportit, taksat janë krejt me tjetër çmim, si psh. për kamion, autobusë, etj.

Këto çmime astronomik, nuk ka të ngjarë të ketë diku në rruzullin tokësor. Pa hyrë në detaje se këto rrugën, a janë në harmoni me standardet e kohës ?! Përgjigja është, më se e vërtetë: JO.
Po të krahasohen këto taksa, me disa shtete të Europës, ku rrugët janë në një standard të lartë, si, p.sh. Zvicra, ku për një vit (vinjeta) paguan vetëm: 40 Franga zvicerane. dhe për tërë rrugëtimin që e bënë kudo në shtetin Helvetik, për 365 ditë. Të bënë të çmendesh dhe jo vetëm të neveritesh. Po Gjermania ”oqeanike” pa asnjë lloj takse, dhe shumë rrugë edhe me katër korzi !!!

Faktori njeri, të vetëdijesohet në harmoni me vlerat e mira pozitive, aty ku jeton e frymon populli, të ketë rend të mirëfilltë, ligjet pozitive të jenë në harmoni me interesat e qytetarëve dhe pa hile, e ndasi: në pozitë, a po në nacionalitet.


Loading...
loading...