Doktor Arben Taravari: ME FAL ALI AHMETI

Para pak kohësh z.Ali Ahmeti bëri një intervistë në televizion 21. I vetëm përballë pyetjeve të gazetarit Ahmeti më la të kuptoja të vërteta të forta dhe dramatike për të gjithë ne. Një nga kërkesat më të mëdhà të BDI-së është që z.Ziadin Sela t’i kërkojë falje z.Ali Ahmeti. Po pse jo? Hajde t’i kërkojmë falje këtij burri që është kaq i dashur për pushtetin maqedonas. Ja,sot, unë Arben Taravari kam vendosur t’i kërkoj falje këtij politikani të thinjur para kohe! Ky burrë ishte i prekur, i indinjuar që 16 vjet programi i partive politike ka qënë vetëm kundër Ali Ahmetit!
Më fal Ali Ahmeti në emër të Ali Ahmetit që harron se ti ke qënë në qeveri edhe kur shqiptarët shaheshin “Indianë”!
Më fal Ali Ahmeti në emër të të gjithë nënave që kanë bijtë e dënuar padrejtësisht nga qeveria ku ishe i punësuar ti!
Më fal Ali Ahmeti në emër të Arsimit Shqip që u la në ditë të hallit gjatë kohës ku qeverisje ti!
Më fal Ali Ahmeti që nuk i lashë miqtë e tu të vidhnin gjatë kohës që punoja si ministër i Shëndetësisë!
Më fal Ali Ahmeti që i le shqiptarët pa investime në Shëndetësi!
E mbi të gjitha: Më fal Ali Ahmeti që jam kundër Nikola Gruevskit! Ti the që ai ka qënë korrekt me ty dhe me burrëri mbrojte shokun tënd dhe në ditën e tij më të keqe! Nuk bën asnjë dallim sipas teje Gruevski me Zaevin, të dy janë pak a shumë korrekt!
Më fal Ali Ahmeti dhe në emër të Ziadin Selës që në 27 prill desh vdiq nga miqtë e mikut tënd Gruevski!
Më fal Ali Ahmeti dhe në emër të Zoran Zaevit që guxon dhe flet kundër mikut tënd Gruevski!
Më fal…mea culpa!
Por Ali, a të fal vërtet populli?!
Disa thonë e vështirë Ali, e disa të tjerë E Pamundur!
Kemi komunikuar bashkë edhe si kolegë, të bëj një sygjerim: bëj pak pushim Ali, ke nevojë absolute për pak pushim, do të ndihmonte të arsyetosh!StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...