Doktori maqedonas që i vendosi pa nevojë bateri në zemër pacientit shqiptar?!


Kardiologu i Spitalit Amerikan në Kosovë, meqedonasi Sasho Josimovski, i cili dyshohet se i vendosi pacientit kosovar një bateri dhe dy stenta pa nevojë, ka qenë i dënuar dhe i burgosur në Maqedoni për keqpërdorim të detyrës zyrtare.StrugaLajm

StrugaLajm

Gazeta Sinjali merr vesh se më 22 tetor të vitit 2012, Sasho Josimovski ishte i dënuar me dy vjet e gjysmë burg nga Gjykata Themelore në Maqedoni, në rastin e njohur “Metastaza”, ku ishin të akuzuar për ndërmarrje të përbashkët kriminale 38 persona, përfshirë mjekë, zyrtarë të pensioneve dhe aftësisë së kufizuar dhe ndërmjetës. Ndonëse me të kaluar kriminale, ky kardiolog ka ushtruar profesionin e tij prej vitesh në Spitalin Amerikan në Kosovë, duke trajtuar pacientët kosovarë që kishin kërkuar shërim në këtë institucion privat shëndetësor, shkruan Gazeta Sinjali. Përkundër kësaj të kaluare kriminale dhe dënimit me burg, kardiologu Sasho Josimovski, prej vitesh punon në Spitalin Amerikan në Kosovë dyshohet se ka dhënë aprovimin për vendosjen e një elektrostimuluesi permanent të zemrës dhe dy stentave koronare te pacienti kosovar me inicialet Sh.Sh. Pas dy ditësh, raportohet se pacienti ka shkuar në QKUK dhe ka kërkuar një mendim profesional rreth këtij problemi. Pas kontrollit të dosjes, është konstatuar se stentat dhe eketrostimuluesi dyshohet që janë vendosur pa nevojë. Rreth këtij rasti ka reaguar Tefik Bekteshi, drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive i cili ka nisur një shkresë për Prokurorinë, Odën e Mjekëve të Kosovcës dhe Inspektoratin e Shëndetësisë, përmes së cilës ka denoncuar shkeljet e supozuara të etikës dhe profesionit./Sinjali

In : Aktuale

Loading...
loading...