DOLLOGOZHDA KA NJË HISTORI SHUMË TË MADHE

Agim Dauti

DOLLOGOZHDA NË KTHETRAT E EGRA TË HISTORISË

(DOLLOGOZHDA KA NJË HISTORI SHUMË TË MADHE,ËSHTË NJË VENDBANIM ME TRADITË DHE KULTURË TË RRALLË )

Në të ardhmen do të postoi shkrime të ndodhive që disa kanë qenë të dokumentuara dhe disa jo, por të marrë nga njerëz në moshë që kanë treguar se çfarë ka ndodhur! Personazhet ndoshta do i ken emrat e imagjinuar por do të ketë dhe me emra të vërtetë! Unë shpresoj që shoqëria ime do i lexoj dhe ku do gaboj në datë ose shkrim do të më përmirësojnë, po ashtu dua që të gjithë ata që kanë ndigjuar ndonjë ngjarje historike lidhur me Dollogozhdën ose kanë ndonjë dokumentacion të vjetër që ja vlen të publikohet i lus që të ndihmojmë njëri tjetrin! Sidomos kush ka fotografi të vjetra do të ishin shum interesant!
Nuk e bëj këtë gjë që ju shok dhe miq të afërt të më klikoni pëlqime, por për të mos harruar të tjerët që vijnë pas nesh se kjo tokë ku jemi ne në çdo gur ka një ngjarje historike!
E kam postuar këtë foto të vjetër ku aparati është shkrepur nga kodra aty ku sot është Shkolla, por me rëndësi është të dijmë se aty pas okupimit serb nga viti 1913 është ndërtuar një ndërtesë (stanica) e cila nga pushtuesi është përdorur edhe si zyra, të tyre por më e keqja është se aty kanë qenë në përdhesë edhe burgjet e ftohta me mure të trasha me lagështi!
Rreth ati stacioni policor serb kanë ndodhur shumë ngjarje, dhe i njejti është prishur nga viti 1967 në atë vend është ndërtuar shkolla e tashme fillore!
Poashtu kërkoj nga ju që të më ndihmoni në shënimin e toponimeve shumë të lashta dhe me rëndësi është që të përmendim të gjitha veglat që janë përdorur kohë më parë për shumë punë të përditshme sepse dalëngadalë pasi nuk përdoren më ato dhe harrohen!

Të gjitha postimet do të fillojnë me vargje shum të çmuara që janë edhe si himni i Dollogozhdës

…Dollogozhdë, o vend i thatë,
çfarë të la ti mëmë e atë?!

  • një grusht dhe pushkën e gjatë…

Kush nga ju do jet dakord, le të shkruaj një koment për përkrahje

Flm miq dhe shok


Loading...
loading...