Donald Trump, lideri më i ndjekur në Twitter

Me rreth 52 millionë ndjekës në llogarinë e tij, Donald Trump është bërë lideri botëror më i ndjekur në Twitter në tetorin e vitit 2017, në momentin që u rendit përpara papa Françeskut, i cili është udhëheqësi i dytë botëror më i ndjekur me më shumë se 47 millionë ndjekës në llogaritë e tij në nëntë gjuhë të ndryshme.

Kryeministri indian mban vendin e tretë dhe të katërt me 42 milionë ndjekës në llogarinë e tij personale dhe 26 milionë ne atë zyrtare.

Në Europë, lideri më i ndjekur është kryeministrja britanike, Theresa May në faqen institucionale të shërbimeve të kreut të qeverisë @10DowningStreet (5 milionë ndjekës), e ndjekur nga presidenti francez, Emmanuel Macron (me më shumë se 3 millionë) i cili thuajse ka trefishuar numrin e tij të ndjekësve që prej emërimit në presidencën e Republikës në maj të vitit 2017.StrugaLajmStrugaLajm

Në vendet arabe, lideri më i ndjekur është gjithashtu një grua, mbretëreshë Rania e Jordanisë me më shumë se 10 milionë ndjekës, duke u renditur përpara sheikut Cheikh Mohammed ben Rachid Al Maktoum, zëvendëspresidentit dhe kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe (9 millionë) dhe mbretit Salmane të Arabisë Saudite (6 millionë).

Përfaqësuesit e qeverive amerikano-jugore prezentë në platformën Twitter janë shumë më aktiv, si figura e ministrit të Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza i cili hedh mesatarisht 55 postime në ditë gjatë 12 muajve të fundit.StrugaLajm

Në total, krerët e shtetit dhe të qeverive si dhe ministrat e Punëve të Jashtme të 187 shteteve kanë një llogari në Twitter, çka përfaqëson 97% nga 193 shtete anëtare të OKB-së.

Qeveritë e vetëm gjashtë shteteve si Laosi, Mauritania, Nikaragua, Koreja e Veriut, Swazilandi dhe Turkemnistani nuk kanë llogari zytare në platformën Twitter./ /ATSH-AFP/

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...