Doni më shumë “like” në foto? Ja ora kur duhet t’i postoni

Rrjetet sociale dhe telefonat janë bërë pjesë e pandarë e jona. Do të gënjenim nëse nuk do e pranojmë që në çdo vend ku shkojmë, sigurohemi të fotografojmë çdo gjë që shikojmë, dhe mundohemi të dalim sa më bukur në mënyrë që ta hedhim në rrjetet sociale. Përveç se na duhet shumë kohë për të bërë shkrepjen e duhur, ne duhet edhe të zgjedhim me kujdes edhe filtrin e duhur.

Por pavarësisht kësaj, shpesh nuk marrim pëlqime dhe komente aq sa presim. Lind pyetje pse? Sipas një studimi të sitit HASH HOOPER, duhet të zgjedhësh orën e duhur për të bërë një postim në Instagram. Sipas tyre, orari më i mirë për të publikuar foto gjatë javës është 6.00-7.30 pasdite, kurse në fundjavë ora 11.00 nënkupton kulmin e pëlqimeve dhe komenteve. Prandaj nëse keni një foto të bukur, atëherë postojeni në këtë orar, në mënyrë që fotoja juaj të mos kalojë pa u vënë re.


Loading...
loading...