Dorëheqja si ”jelek shpëtimi” nga anija që është duke u mbytur

Shkruan: Latif ARIFI

Para se të përshëndetet akti i dorëheqjes së ministrit të drejtësisë Bilen Saliji, si një akt i guximshëm. në një kohë ku sipas tij ndjehet e luhatur drejtësia, fillimisht duhet që të ndalemi dhe të shohim e analizojmë arsyet e vërteta të kësaj dorëheqje

Së pari është i pakuptueshëm fakti, që minstri Bilent Saliji ka heshtur tërë kohën, kur dihej që për më tepër se dy javë, ikualifikimi i mundshëm i lëndës së rastit të Almirit të vogël ishte bërë temë debati në opinion.StrugaLajmStrugaLajm

Poashtu, edhe reagimi i katër Prokurorëve Publik Shtetëror, të cilët ngritën zërin duke u distancuar nga kolegët e tyre maqedonas, duhej të ishtë një ”këmbanë” për ministrin tani më të dorëhequr, që të merrte masat e nevojshme, e jo të priste Protestën e paralajmëruar, që një ditë para të jap dorëheqje dhe këtë akt të mundohet të na e servoj si akt MORAL dhe veprim PATRIOTIK.

Së dyti, dorëheqja ministrit Saliji, vjen në një kohë kur vetë Kryeministri Zaev, kishte paralajmëruar që do të ketë ndryshime kadrovike në Qeveri dhe se karrikja e Ministrit të Drejtësisë prej kohe ishte e përfolur si e para që do duhej ndryshuar dhe se kjo karrike kishte kohë që lëkundej, pasi që në krye të saj qëndronte një ministër ”dështak”, që nuk iu dëgjua zëri prej se u zgjodh në këtë post. Për më tepër kur dihej botërisht se kjo ministri do i merrej BDI-së. Prandaj, mbase është menduar se tani është momenti që të japim dorëheqje e të na rritet ”NAMI”, se ashtu edhe nëse na e marrin këtë ministri do biem në sy të keq te shqiptarët.StrugaLajm

Së treti, ”mbyllja e një kapitulli dhe paralajmërimi i fillimit të një kapitulli të ri” në BDI, është skenari më ri i ”Bandës së Reçicës”, të cilët të kapur ngusht nga protesta e paralajmëruar për nesër, ku kërkohet ”Drejtësi për Almirin”, u munduan të prodhojnë ”MORAL” politik, në një kohë kur ka vite që janë përshëndetur me moralim i tyre në politik, që atëherë kur ishin pjesë e ”Teftereve” të Jankullovskës dhe dilnin në fotografi bashkë me të.

Gjatë gjithë kësaj kohe ”Bilenat” dhe shokët e tij kanë patur rastin ta dëshmonin veten, por ata nuk e morrën një hap të ngjashëm sikur sot, as atëher kur u konstruuan shumë raste politike për shqiptarët, kur nënat dhe motrat tona u tërhoqën zvarë , kur u rrahën dhe u bastisën shumë shqiptarë të pafajshëm, por ata atëherë qëndruan stoik në krah të Jankullovskës, kurse sot më kot mundohen që dorëheqjen e Bilenit ta përdorin si jelek shpëtimi në anijen e BDI-së që është duke u mbytur.


Loading...
loading...