Dramatike në Itali: Familja nga Maqedonia e Veriut e mbajti në shtëpi për nëntë ditë gruan e vdekur nga koronavirusi

Për nëntë ditë me radhë zgjati tragjedia e një familjeje verimaqedonase që nuk mund ta varroste bashkëshorten dhe nënën e saj, e cila vdiq nga koronavirusi më 18 mars në qytezën Pizioni, në krahinën italiane të Brescia. Tragjedia më e madhe ishte se aty nuk ka varreza myslimane, ka mësuar 24Info, transmeton Shtegu.com.

Bashkëshorti dhe dy vajzat e të ndjerës ishin mbërthyer në një labirinth byrokratik dhe gjatë gjithë kohës kanë qëndruar me arkivolin në shtëpi, i cili ishte mbyllur hermetikisht për shkak të koronavirusit dhe për shkak të rregullave të rrepta shëndetësore ata nuk kanë mundur as ta transportojnë kufomën në Maqedoninë e Veriut.

Situata e çuditshme u bë publike pasi Jasin Lafram, presidenti i Unionit të Komuniteteve Islame të Italisë, lëshoi alarmin.

Unioni tashmë është aktivizuar ditët e fundit, duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për të lehtësuar varrosjen e myslimanëve të vdekur në varrezat ekzistuese islamike, edhe nëse ato vijnë nga provinca ose rajone të tjera.

“Ngjarja është e jashtëzakonshme. Kjo për faktin se Pizoni nuk ka zonë varrosjeje myslimane, e të cilën e ka Brescia, por e cila është e shfrytëzueshme vetëm për myslimanët që jetojnë në qytet dhe nuk autorizon varrosje tëtjera. Unë jam i tronditur nga ky lajm dhe shpresoj që autoritetet do të gjejnë një mënyrë për ta lejuar këtë grua të varroset me dinjitet sa më shpejt të jetë e mundur. Situata e vështirë në të cilën gjendemi dhe ajo që ne të gjithë po e përjetojmë, nuk duhet të jetë një arsye për ta lënë pas dore humanizmin që është në themel të shoqërisë sonë”, tha Lafram.

Sidoqoftë, agonia e familjes mbaroi ditën e djeshme me varrosjen e përkohshme të gruas.
Meqenëse Brescia refuzoi të kryente funeralin, autoritetet lokale, megjithatë, siguruan një copë truall për varrosjen e përkohshme të gruas, e cila do të merr një lamtumirë dinjitoze kur të kalojë gjendja e jashtëzakonshme dhe të gjendet një zgjidhje e përshtatshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...