Dramë në Gostivar:5 persona kanë abuzuar seksualishtë me 13 vjeçaren

Prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike (PTHP)në Gostivar ka hapur procedurë kundërvajtëse ndaj tre personave për të cilët ka dyshime se në shumë raste kanë kryer vepër penale, abuzim ndaj fëmijës i cili nuk ka mbushur 14 vjet, vepër që parashihet në Kodin Penal. Nga atje shtojnë se fëmija ka qenë i abuzuar nga më shumë se 5 persona, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kryerjes së veprës penale kanë marrë pjesë të dyshuarit, por edhe persona të tjerë për të cilët janë ndërmarrë masa për gjetjen dhe identifikim të tyre. Fëmija i moshës 13-vjeçare është abuzuar disa herë, nga ana e personave të mëshuar. Deri tash është verifikuar identiteti i 5 individëve, nga të cilët 3 janë privuar nga liria”, njoftojnë nga PTHP-ja.

Fëmija i abuzuar për momentin gjendet në Qendrën për Punë Sociale, kurse sipas Kodit Penal, për abuzuesit parashihet burg në kohëzgjatje më së paku deri 12 vjet.

In : Aktuale

Loading...
loading...