Dredhëza të mëdha, shenjë e modifikimeve gjenetike në to


Padyshim që dredhëzat janë një nga frutat më të pëlqyer nga njerëzit, ato janë të bukura për tu parë, të shijshme dhe shumë të shëndetshme.

Mirëpo, fatkeqësisht ato përbëjnë një nga frutat që mund të përmbajnë më së shumti pesticide se frutat tjerë, pasi që njerëzit që i kultivojnë i kontaminojnë me pesticide për t’i mbrojtur nga sëmundje fungale apo insektet. Në Britaninë e Madhe përafërsisht 67% e tyre kanë rezutuar të kontaminuara kurse në Francë më shumë se 20% janë të modifikuara gjenetikisht apo janë të kontaminuara më shumë se që duhet.

Gjithsesi, dredhëzat përmbajnë një grup përbërësish natyralë që mbrojnë organizmin nga disa sëmundje siç janë dabeti, disa loje të kancerit apo edhe nga disa sëmundje të zemrës. Ato përmbajnë sasi të lartë të proteinave karbohidrateve dhe vitaminave që janë 3 nga përbërësit kryesorë të ushqimeve.

Për të shmangur dëmet negative të tyre ato preferohen që të blihen në sezona kur rriten në mënyrë natyrale dhe në to nuk është bërë ndonjë modifikim gjenetik. Domatja, banania, molla dhe  dredhëzat janë 4 nga produktet të cilat manipulohen më së shumti gjenetikisht për arsye të ndryshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...