Dridhet” BE-ja! Sondazhi: 56% e italianëve janë gati për Italexit

Në kulmin e tensionit brenda BE-së, me “Brexit” që po troket në derë por marrëveshje zor se gjendet me Theresa May, unioni ka marrë një tjetër lajm të keq. Italia rezulton të jetë më shumë euroskeptike sesa ishte imagjinuar më parë pasi një sondazh i ri zbuloi se shumica e italianëve duan të shohin vendin e tyre të dalë nga blloku 28-anëtarësh.

Sipas një sondazhi të opinionit të komisionuar nga eurobarometri i Brukselit, vetëm 44% e italianëve do të votonin për të qëndruar në BE, krahasuar me mesataren e shteteve anëtare prej 66 përqind%.

Shifra është më e ulët edhe se Britania, ku një shumicë (53 përqind) do të votonte sot nëse do të kishin një referendum tjetër në BE. Britania njoftoi se po tërhiqej nga blloku në vitin 2016, pasi 51 për qind e britanikëve votuan për Brexit.

Italia ishte gjithashtu i vetmi vend në bllok ku një shumicë (45 përqind në 43 përqind) mendonte se kombi nuk kishte përfituar nga anëtarësimi i saj në BE, raporton Euronews.

Gjetjet dallojnë me ato të publikuara në qershor pas një sondazhi të Ipsos të porositur nga gazeta italiane Corriere della Sera, e cila zbuloi se 55 përqind ende do të votonin për të qëndruar në bllok, pavarësisht nga rënia e besimit në BE.

Duke komentuar mbi gjetjet, Presidenti i Parlamentit të BE Antonio Tajani i bëri thirrje bllokut të forcojë përpjekjet për të bindur shtetet anëtare për rëndësinë e mbetjes si anëtar i BE.

“Duhet të dyfishojmë përpjekjet për të provuar se BE di të japë përgjigje me të vërtetë të efektshme për problemet kryesore të evropianëve, siç janë emigracioni, siguria dhe papunësia”, shkruan gazeta italiane La Repubblica.

Megjithëse raporti nuk specifikon se çfarë mund të ketë shkaktuar një zhvendosje të tillë midis italianëve, ku çështja e vazhdueshme e emigracionit mund të luajë një rol kyç.

Hulumtimi në të vërtetë zbuloi se 71 për qind e italianëve dëshirojnë që emigracioni të jetë në krye të axhendës gjatë zgjedhjeve të vitit të ardhshëm në BE, pasuar nga ekonomia dhe papunësia e të rinjve.

Të nxitur nga partia e “Lega Nord” e Matteo Salvinit, që qëndron kundër emigracionit, italianët janë bërë gjithnjë e më të pakënaqur me atë që ata e shohin si dështimi i BE-së për të marrë pjesën e vet të barrës në shpëtimin dhe strehimin e emigrantëve që vijnë nga Mesdheu.

In : Aktuale

Loading...
loading...