Drini i Zi ka prodhuar më pak rrymë elektrike më 2017

Në PHE “Drini i Zi” vitin e kaluar janë prodhuar mbi 256 milionë kilovat orë energji elektrike

Hidrocentralet “Shpilje” dhe “Glloboçicë” që e përbëjnë Pellgun hidroenergjetik (PHE) “Drini i Zi” vitin e kaluar kanë prodhuar mbi 256 milionë kilovat-orë energji elektrike.

“Në HC “Shpilje” afër Dibrës janë prodhuar 158,6 milionë kilovat-orë energji elektrike, që paraqet realizim të planit për 57,6 për qind. Në HC “Glloboçicë” afër Strugës janë prodhuar 97,6 milionë kilovat-orë që do të thotë realizim i planit vjetor për 52,9 për qind”, deklaruan për MIA-n nga ELEM-i.

Turbinat e dy objekteve të rëndësishme elektroenergjetike në pjesën më të madhe të vitit kanë prodhuar sipas nevojave të sistemit, por impakt për prodhimin më të vogël ka edhe hidrologjia e pavolitshme e kësaj zone ujëmbledhëse.

Dy hidrocentralet teknikisht janë në kondicion solid, ndërsa niveli i akumulimeve është në kuadër të mesatares për këtë periudhë të vitit. Në reshjet e fundit, vërehet rritje e butë e rrjedhjes së ujit në akumulim.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...