Dua Lipa thyen rekord, 2 miliard klikime në Youtube



Super hiti ‘New Rules’ nga këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka arritur që të hyjë në listën e ngushtë të këngëve që kanë mbi 2 miliardë shikime në platformën muzikore Youtube.StrugaLajm

Videoklipi i këngës së famshme është shikuar e komentuar shumë dhe kënga vazhdon të dëgjohet akoma edhe gati 3 vjet pasi është hedhur në treg. Videoja ka 10 milionë pëlqime, 314 mijë komente deri tani, dhe numri vazhdon të rritet. Këngën Dua e ka publikuar në vitin 2017 menjëherë pas ndarjes nga Isaac Carew. Në vitin 2018, kënga arriti 1 miliardë klikime dhe suksesin më të madh sapo e shënoi.StrugaLajm

Image

Loading...
loading...