Duhet ose jo ta përdorim maskën, ja si përgjigjet mjeku

Dr. Fadil Cana

NJOFTIMI I FUNDIT NGA #CDC (CENTERS FOR DISEASE CONTROL, SHBA) NË LIDHJE ME PËRDORIMIN E MBULESAVE TË FYTYRËS NË ZONAT ME PËRHAPJE TË GJERË TË KORONAVIRUSIT NË KOMUNITET

Studimet e ditëve të fundit dëshmojnë se shumë njerëz të infektuar me koronavirus nuk kanë fare simptoma (“asimptomatik”). Disa të tjerë që shfaqin simptoma, mund ta bartin virusin tek të tjerët para shfaqjes së simptomave (“para-simptomatike”).

Si rezultat e këtyre risive të sëmundjes, CDC rekomandon veshjen e mbulesave të fytyrës në ato vende dhe raste ku distancimi social është vështirë të arrihet (p.sh. dyqanet dhe barnatoret).

🛑DUHET TË THEKSOHET SE MBAJTJA E DISTANCËS SOCIALE PREJ SË PAKU 2 METRA MBETET VEPRIMI MË I RËNDËSISHËM PËR TË NGADALËSUAR PËRHAPJEN E VIRUSIT!

CDC gjithashtu këshillon përdorimin e mbulesave të fytyrës. Këto mbulesa për fytyrë mund të përgatiten nga materiale dhe rroba të ndryshme dhe të lira në shtëpi. KËTO MBULESA MUND TË PËRDOREN SI MASA VULLNETARE SHTESË TË SHËNDETIT PUBLIK.✅
⛔️Mbulesat e fytyrës NUK JANË maska kirurgjike e as respiratorë N-95.

⛔️MASKAT KIRURGJIKE DHE RESPIRATORËT N-95 JANË PAJISJE KRITIKE QË DUHET TË VAZHDOJNË TË JENË TË REZERVUARA PËR PUNËTORËT SHËNDETËSORË, SIPAS UDHËZIMEVE AKTUALE TË CDC.

Në cilat raste NUK duhet të vehen mbulesat e fytyrës?
• Te fëmijët nën 2 vjeç ✅
• Te personat që kanë probleme me frymëmarrje ✅
• Te personat pa vetëdije dhe ✅
• Te personat që janë të paaftë ta heqin mbulesën e fytyrës pa ndihmën e dikujt tjetër✅

In : Aktuale

Loading...
loading...