Duka: Koronavirusi ende është i pranishëm në Dibër, qëndroni në shtëpi

Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, në konferencën e sotme për shtyp kërkoi nga qytetarët edhe më tej rreptësisht t’u përmbahen rekomandimeve dhe masave me qëllim që të parandalohet zgjerimi i koronavirusit.

“Tre ditë nuk kishim pozitiv të Kovid-19 nga komuna jonë. Sot janë konfirmuar dy raste të reja. Kjo do të thotë se virusi i rrezikshëm ende është në Dibër, aë megjithatë paralajmëron se masat dhe rekomandimet dhe më tej duhet rreptësisht të respektohen. Qëndroni në shtëpi, kjo është masa më efikase për përballje me këtë virus të rrezikshëm. Dilni vetëm për nevojë të domosdoshme, dhe atëherë mbani distancë sociale”, porositi Duka, i cili njëherit udhëheq edhe me Shtabin Operativ Komunal.

Sipas tij, dje dhe sot janë testuar 22 persona për të cilët priten rezultatet, derisa në izolim shtëpiak janë 131 persona.StrugaLajmStrugaLajm

“Gjendja e sigurisë është e mirë, qytetarët i respektojnë masat qeveritare dhe orën policore dhe nuk ka kurrfarë shkelje në këtë pikëpamje. Në Dibër ende ka shtetas të huaj edhe atë nga SHBA-ja dhe Kanadaja të cilët janë hasur pas shpalljes së gjendjes së krizës, më 13 mars. Në kontakt të vazhdueshëm jemi me ambasadat e vendeve të përmendura dhe shpresojmë se problemi do të tejkalohet”, tha Duka.StrugaLajm

Informoi se vazhdon të mbërrijë ndihmë humanitare, e cila tani shpërndahet sipas listës të përcaktuar nga ana e organizatave humanitare dhe Qendrës Ndërkomunale për Ndihmë Sociale dhe Shtabit Operativ.

Me të infektuarit e rinj në Dibër numri i përgjithshëm i të sëmurëve është rritur në 49 (dy nga Qendër Zhupa), prej tyre katër kanë vdekur, tre burra dhe një grua. Gruaja që ndërroi jetë është nga fshati Balanc Komuna Qendër Zhupë, e cila me bashkëshortin ishin të infektuarit e parë.

In : Aktuale

Loading...
loading...