Duke bërë selfie bie nga 30 metra lartësi: Vdes tragjikisht modelja në Sidnej të Australisë!

Një selfie i merr jetën modeles 21-vjecare në Sidnej. Sipas të dhënave të para modelja britanike Madalyn Davis ndodhej në Australi së bashku me miqtë e saj për të realizuar nje set fotosh.

Ajo kishte hipur mbi një shkëmb në ‘Diamond Bay’ dhë ishte përkulur shumë për të realizuar një foto sa më të bukur, por fatkeqësisht ka rënë nga 30 metra lartësi duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Por kjo nuk është hera e parë që ndodh një tragjedi e tillë në të njëjtin vend. Disa muaj më parë një person ra nga shkëmbi dhe vdiq menjëherë.

Pas ngjarjes së parë zona ishte rrethuar me gardh që turistët të mos kalonin kufirin, por kjo nuk shërbeu për gjë, pasi ata vazhdonin të ngjiteshin për të reaizuar foto në zonën e rrezikshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...