Duke shikuar Selën mu përkujtua Ukshin Hoti

Daim Hiseni ka përshkruar ndjenjën pas vizitës që i bëri liderit të LR-PDSH në spitalin klinik të Tetovës

Ja teksti i plotë i z.Daim Hiseni :

Sot isha për vizitë tek njeriu i cili zemrën ma bëri mal.

Vizitova figurën kombëtare dhe politike i cili për gjithë kohën thirte në bashkim dhe unifikim të veprimit, njeriu që donë të na sheh si një trup me një zemër dhe një shpirt.

Vizitova liderin e shqiptarëve të Maqedonisë z. Ziadin SELA, nga i cili ju përcjellë të falat e Tij të sinqerta dhe të përzemërta për gjithë ata që veten e ndjen shqiptarë, pa marë parasysh bindjet e tyre politike .

Më përkujtoi Prometheun i cili thot:

“Mund të më mundni, por s’mund të më thyeni.”

Duke shikuar z. Sela, mu përkujtuan vuajtjet dhe synimet e ideologut kombëtar, hartuesit të platformës politiko ushtarake të UÇK-së, z. Ukshin HOTI. Edhe Dr. Ziadin Sela, njësoj sikur edhe Mr. Ukshin Hoti mbeten kryp në sy për politikat shoveniste dhe nacionaliste sllave.StrugaLajm

Besoj thellë që kthim prapa nuk ka,

Jam i bindur se platforma e shumëpërfolur dhe e zotuar nga z. Sela bashkë me strukturat e tjera do të jetësohet pikë për pike.

Mbi të gjitha më gëzoi fakti që shëndeti i tij po rikthehet.StrugaLajm

Falenderoj Zotin e madh i cili e shpëtoi nga horrat e sigurimit të Mijallkovit dhe punëtorëve në MPB-në të Maqedonisë, të cilët në ditën e kobshme dëshiruan vdekjen e tij.

U gëzova kur më tha:

“Nuk bëhet çfar mendon njerëzia, por çfar dëshiron Perendia.

Do të këthehem edhe më i fortë se mëparë.

Këtë ia kam premtuar popullit tim dhe sëbashku me ta do të marshojm prej aty ku e lamë.

Më vjen keq që mjekët më rekomandojn të pushoj edhe disa ditë shkaku i tretmanit dhe që nuk mund të dal publikisht të falenderoj popullatë tonë, të cilët treguan vetëdije të lartë qytetare duke mos rënë në nivelin dhe provokimin e bandave mafioze të Nikolla Gruevskit, Sasho Mijallkovit dhe huliganëve të tjerë që janë pjellë e tyre.”

Këto ishin fjalët e Tij, kurse unë e falenderoi përzemërsisht që ndau nga koha dhe më mundësoi ta takoj.

Uroj shërim dhe dalje sa më të shpejtë nga spitali.

Zoti e ndihmoft në qëllimin e tij fisnik dhe patriotik për popullin shqiptarë.


Loading...
loading...