Dullovi: Shqiptarët nuk mund të quhen maqedonas (VIDEO)

Në emsionin e djeshëm debatues ToP TEMA në Televizionin Telma, botuesi i gazetës KOHA, Lirim Dullovi, hedhë poshtë insinuatat e Fërçkovskit dhe kolegëve të tij se gjoja kërkesa e opozitës shqiptare për të ridefinuar në gjuhën shqipe përkatësinë e shtetësisë, po e rrezikoka identitetin nacional të maqedonasve.

Nëse shqiptarët duan të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e jo shtetas maqedonas, kjo nuk do të duhej ta iritoj askend. Në të kundërtën të gjithë shqiptarët, ka thënë Dullovi, do të ndjehen të irrituar nëse arbitrarisht i llogarisni si maqedonas.StrugaLajm

Ai është optimisht se deputetët shqiptarë unanimisht do ta votojnë Marrëveshjen e Prespës dhe me këtë ata konfirmojnë përcaktimin gati plebishitar të popullit shqiptar në Maqedoni pro vlerave auoratlantike, përkundër bashkëqytetarëve maqedonas, të cilët dikur hidhnin zjarr mbi Ambasadën Amerikane në Shkup, kurse sot marrin pjesë në protesta të udhëhequra nga eksponentë prorusë, ka konkluduar Dullovi.StrugaLajm

Për më shumë ndiqni emisionin në linkun e mëposhtë:

In : Aktuale

Loading...
loading...