Duraku i shkon ne vizite Fatmir Deharit,pritet realizimi i disa projekteve ne Kercove

Fatmir Dehari:Sot, prita në takim Ministrin e Ekologjisë dhe të Ambientit Jetësor z.Sadulla Duraku. Bashkëbiseduam për realizimin e projekteve të përbashkëta lidhur me deponinë, ujësjellësin dhe rregullimin e shtratit të Lumit të Zajazit ku gjatë kohës së rreshjeve atmosferike rritet niveli i ujit.
Të shoqëruar nga Duraku dhe ekipi i tij, vizituam Impiantin ( kolektorin ) për pastrimin e ujërave të zeza, një kapacitet i ndërtuar në komunën tonë i cili do të jetë në funksionim për banorët e Kërçovës. Projekti është në fazën përfundimit dhe së shpejti dë të vendoset në funksion. Është i pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme. Përveç pishinave për grumbullimin e ujërave është instaluar edhe sistemi për filtrimin e tyre, si dhe laboratori ku do të bëhen analizat e të gjitha ujërave të grumbulluar. StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...