,,Durim, durim se bëhet mirë”!

Lebit Murtishi

Thirrja rutinore për durim, drejtuar shqiptarëve të zvetënuar nga durimi, le të mbetet testi i fundit i verbërisë së tyre, përpara bishave gjakatare të etura egërsisht për gjak shqiptarësh të ,,durueshëm”! Me gjithë keqardhjen vëllazërore për deputetët që u përgjakën, duhet t’u rikujtojmë të njëjtëve, se populli që ata ëndërrojnë se e përfaqësojnë, këto krime dhe përgjakje i ka provuar në supet e vet shumë më shpesh dhe më rëndë prej tyre. Madje janë vrarë pa lënë gjurmë, madje kanë vdekur nën tortura dhe askush nuk është marrë me ta, përveç fjalës ,,ngushëlluese” që i përcillet familjarëve: ,,Durim, durim se bëhet mirë”!…Durimi është virtyt njerëzor kur ke përballë një durimtar, kur ke përballë qenie njerëzore, jo përballë vrasësve ordinerë që nuk njohin as besë as zot, kur kanë kurrizin e sigurtë dhe kanë përballë, siç janë mësuar, vetëm viktima duarlidhura!..
Ja sa i vlejnë popullit tonë – vende ,,ministrash” e ,,kryeministrash” ( prej dje edhe ,,kryeparlamentarësh”) brenda pushteteve të pushtuesve, ja përse duhet, urgjentisht, të ngrihen instituicione (paralele) kombëtare dhe jo të futim kokën në zgjedhë, ja sa fuqi ka ,,ministri i brendshëm” kur i përgjaket populli i vet!..Do Zoti dhe i hapim sytë!..


Loading...
loading...